Aktualitet

Agron Tufa kërkon azil politik/ Gentiana Sula: Ligjet tona nuk vepruan, u largua nën presionin e kërcënimit me jetë

4 Dhjetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Agron Tufa kërkon azil politik/ Gentiana Sula: Ligjet tona nuk vepruan, u

Tiranë- Kërkesa e Agron Tufës familjarit për azil politik në Suedi ka sjellë shumë reagime në vend. Së fundmi kryetarja e Komitetit te Dosjeve, Gentiana Sula shprehur keqardhjen që Tufa është larguar nga Shqipëria pas kërcënimit të jetës së tij dhe familjes së tij.  Ajo thekson se për këtë rast nuk kanë vepruar ligjet në vend.

“Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.”, shprehet ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje.

Sulmet ndaj Tufës dhe përplasja me Brahon:

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho. Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa kerkon azil ne zvicer gentiana sula agron tufa kerkon azil ne zvicer gentiana sula

Sondazh

Poll