Aktualitet

Tërmeti/ I vendoset shiriti shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, nxënësit do të zhvendosen në 2 godina të tjera

4 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Tërmeti/ I vendoset shiriti shkollës “Sami Frashëri”

Tiranë- Shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë i është vënë shiriti pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Mësohet se nxënësit e kësaj shkolle do të zhvendosen në 2 shkolla të tjera.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti  edy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollës “Emin Duraku” në ish-Bllok i është vënë shiriti pasi edhe ajo është e dëmtuar.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ai  deklaroi në kanë pësuar dëme 26 shkolla në vend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti i vihet shiriti shkollës sami frashëri 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti i vihet shiriti shkollës sami frashëri

Sondazh

Poll