Aktualitet

U rikonstruktua nga Veliaj më 2016/ Shkollës “Emin Duraku” në Tiranë i vihet shiriti, çarje muresh dhe plasaritje (DOKU

4 Dhjetor 2019, 08:30 Nga DOSJA
U rikonstruktua nga Veliaj më 2016/ Shkollës “Emin Duraku”

TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. Përveç se shkaktoi 51 viktima, la pas edhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Mësohet se shkollës “Emin Duraku” në Tiranë,  e cila ndodhet në zonën e ish-Bllokut, i është vënë shiriti pasi ka pësuar dëme nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Kjo shkollë përbëhet nga dy godina, fillorja dhe 9-vjeçarja të cilat si pasojë e tërmetit janë shkëputur. Instituti i Ndërtimit gjatë inspektimit që ka bërë shprehet se godina ka çarje muresh dhe nuk mund të jetë e banueshme pa bërë ndërhyrje në të.

“Plasaritje të thella 45° në muret ndarëse, dëmtim i traut të katit të tretë shtesë (tek 9-vjeçarja), plasaritje të thella të suvasë në katin e tretë shtesë (tek 9-vjeçarja), dëmtim i parapetit në të gjithë godinën, shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues (tek cikli i ulët). Bordi i shkollës dhe stafi pedagogjik kërkojnë vendosjen e shkallëve të emergjencës.”, shkruhet në ekspertizën që mban firmën e Agon Hysenlliyt.

Shkolla “Emin Duraku”, është e ndarë në dy godina, ku ajo ku bëjnë mësim nxënësit në fillore është ndërtuar në vitin 2006. Pjesa tjetër e shkollës është rikonstruktuar nga Bashkia Tiranë, vetëm 3 vite më parë, më 2016. Veliaj u shpreh në atë kohë se në shkollën “Emin Duraku” u bë rindërtimi i palestrës, vendosja e sistemit të aspirimit, u bë funksional sistemi i ngrohjes, si dhe është riparuar i gjithë sistemi elektrik. Ai deklaroi se pjesë e investimeve në këtë shkollë kanë qenë edhe pjesët hidraulike, përfshi të gjitha tualetet në të gjitha katet e ndërtesës. Por edhe pse u rikonstruktua 3 vite më parë, ajo nuk mundi t’i rezistonte lëkundjeve të tërmetit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Blendi Çuçi u shpreh se janë dëmtuar 26 shkolla, 9 prej të cilave në Tiranë. 51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shkolla emin duraku shkollës emin duraku i vihet shiriti termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 mbyllet shkolla emin duraku shkollës emin duraku i vihet shiriti termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 22:16

TIRANË– Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, e caktuar nga Shtabi i Emergjencës  si përgjegjëse për strehimin është shpre...