Politike

Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Sot provuam që ky ligj është antikushtetues, cenon sigurinë juridike!

Tabaku theksoi se para GJK argumentuan se ligji është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe tregon që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese. Sipas saj ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës.

18 Qershor 2024, 11:54 Nga N.F
Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Sot provuam që ky ligj
Tabaku

TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se  Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët ndërsa koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.

Tabaku theksoi se para GJK argumentuan se ligji është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe tregon që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese. Sipas saj ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës.

“Sot ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë. Kjo krijon pasiguri juridike dhe trajtim preferencial për një grup pakice. Favore fiskale që po jepen që nuk përbëjnë shumicën, ndërkohë që 30 mijë profesionistë po paguajnë një tatim të padrejtë.


Ne sot provuam që ky ligj është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe treguan që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese që janë shkatërruar dhe rritje të çmimeve.

Ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës. Grupi Parlamentar i PD do ta mbrojmë këtë shkresë që është e diskriminuar.

Argumenti i qeverisë janë  qesharake, se ka abuzim me taksat, duhet të rrisim taksat, se ka paaftësi të drejtorisë së tatimeve duhet të rrisim taksat, se nuk e zbatojnë dot ligjin që kanë ngritur vetë duhet të rrisin taksat”, tha nder te tjera Tabaku.

jorida tabaku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll