Politike

Ish-deputetja e PD-së, Ledina Alolli paraqitet në SPAK

Ajo është parë teksa futet në ambientet e SPAK por ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së saj atje. 

18 Qershor 2024, 11:26 Nga N.F
Ish-deputetja e PD-së, Ledina Alolli paraqitet në SPAK
Ledina Alolli

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është parë teksa futet në ambientet e SPAK por ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së saj atje. 

Alolli ka qenë edhe kandidate për bashkinë e Korçës në 2023. Përgjatë viteve 2009–2013 Ledina ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë. Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

ledina alolli spak

Sondazh

Poll