Politike

VIDEO/ Brukseli mban 1 minutë heshtje, në nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri

3 Dhjetor 2019, 11:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Brukseli mban 1 minutë heshtje, në nder të viktimave

BRUKSEL- Liderët e pranishëm në samitin “Friend of Europe”, në Bruksel kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri. Nderimi me një minutë heshtje është bërë me kërkesë të sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në qendër të diskutimeve të këtij samiti, është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në samit, ndërkohë që nuk shihet asnjë përfaqësues i kabinitetit Rama 2.

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Mbi 51 vetë humbën jetën pasi ngelën nën rrënoja në Durrës, Thumanë e Kurbin, ndërsa mbi 750 u plagosën. Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti ndërkohë që vijojnë inspektimet në zonat e prekura për të parë të gjitha pallatet e pabanueshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike majlinda bregu samiti friend of europe tragjedia e 26 nentorit 2019 majlinda bregu samiti friend of europe tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll