Aktualitet

Intervista e Ramës në “Rai Uno”, Lubonja: Edhe gazetarët më të këqij mburren para Bruno Vespas

8 Mars 2019, 08:30 Nga DOSJA
Intervista e Ramës në “Rai Uno”, Lubonja: Edhe

Tiranë- Intervista e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta e Porta ” në “Rai Uno” ka ngjallur shumë debate.  Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se  Rama shkoi në Itali për të bërë propagandë dhe për të rregulluar imazhin e vendit. 

Është një anomali shqiptare. Nuk ka kryeministër në botë të shkojë dhe të bëjë propagandë të vendit të vet diku. Keni parë ju kryeministër të Ballkanit, Gjukanoviç apo të tjerët rreth e rrotull të shkojnë e të thonë shikoni sa mirë është atje. E para kjo. E dyta, në qoftë se është fjala për të krijuar një njohje të problemit shqiptar nga mediat italiane, praktikat janë që shkojnë të dërguarit dhe bëjnë kronika, intervistojnë njerëz, pyesni opozitën, të pavarur etj. Kurse këtu shkon kryeministri të rregullojë imazhin. E treta, që është e bezdisshme që ne shqiptarët akoma bëjmë politika t’u mbushim mendjen të huajve se kush është i miri apo i keqi. Akoma sillemi si protektorat dhe nuk ndërtojmë politikanë që kanë mbështetjen e vendit të tyre.

Ndërsa për gazetarin Bruno Vespën, Lubonja u shpreh  se emisioni i tij ishte skandal dhe se gazetarët më të këqij mburren kur parë atë emision. 

I fundit është skandali i gazetarit Bruno Vespa që edhe gazetarët më të këqij në Shqipëri mund të mburren kur panë atë. Mori kryeministrin këtej dhe mori tre njerëz që mbështesin kryeministrin. Nuk bën vaki. Më e shëmtuar ishte edhe qëndrimi i tyre. Edhe shërbëtorët më të këqinj të medias shqiptare, mund të mburrrn pasi panë Bruno Vespën.

Akoma më e shëmtuar, ishte qëndrimi atyre, atij Tares, ose Pirgut, që tha se një gomë e djegur, duhen 200 koncerte. Se ai mendon se imazhi i Shqipërisë, janë koncertet e tij, por në fakt imazhi i Shqipërisë është droga. Po jemi prapë në kontekstin që fola është i legjimituar se ai është i majtë dhe gjithë imazhin e tij e  ka bërë me propagandë. Nuk po flas për Bruno Vespën se ai është një nga gazetarët më të papëlqyer në Itali. Kjo është pjesë e pragmatizmit tonë. Ne duhet të bëhemi shpëtimtar të vetvetes. Kjo është një gjë e mjerueshme. 

Video marrë nga Ballkan web:

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bruno vespa edi rama emisioni bruno vespa edi rama emisioni

Sondazh

Poll