Aktualitet

VIDEO/ Banorët e krujës kalojnë netët jashtë nga frika e tërmetit, u vijnë në ndihmë Myftiu dhe Hoxha i Krujës

3 Dhjetor 2019, 21:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Banorët e krujës kalojnë netët jashtë nga frika

KRUJË– Banorët e fshatrave të malësisë së Krujës kanë apeluar ndaj institucioneve për ndihmë, ata që banesat janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Në fshatin Rrazë rezutojnë disa banesa të dëmtuara, dhe banorët kalojnë netët jashtë nga rreziku që i kanoset nga shembja e tyre.

Apelit për ndihmë nuk u janë përgjigjur vendorët, dhe përballë këtij fakti, komuniteti Mysliman e Krujës menjëherë janë nisur në drejtim të malësisë së Krujës, me një sasi të konsiderueshme ndihmash.

Sasia e ndihmave është siguruar nga Myftiu i Krujës Erjol Haxhiu, Hoxha i Fushë Krujës Muharrem Vrana dhe grupi i vullnetatëve nga ky komunitet fetar. Sipas tyre do te vijojë aktiviteti i tyre bamirës për banorët e prekur nga tërmeti 26 nentorit.

Po sigurohen ndihma në ushqime, veshmbathje, batanije, krevate dhe sende të tjera që u shërbejne për kushtet e tyre të rënda që po kalojnë nga shkaterrimi i banesave.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky ësxo të plotë dokumentinhtë bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë kruje tragjedia e 26 nentorit 2019 fushë-krujë kruje tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll