Sport

“Euro 2024”/ Spanja 'flet' si pretendent në grupin B, zgjidh gjithçka në pjesën e parë, Kroacia duket 'e vogël' para saj... (video)

Spanja pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, kryeson grupin B, duke u shfaqur si një skuadër pretendente për “Euro 2024”

15 Qershor 2024, 20:06 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Spanja 'flet' si pretendent në grupin B,

GJERMANI - “La Roja” u hakmorr ndaj Kroacisë për eliminimin në Europianit shkuar. Pasditen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 18:00, në ndeshjen e parë të grupit B, të luajtur në Berlin për “Euro 2024”, Spanja fitoi me rezultatin e pakontestueshëm 3-0.

Pushim në “Olympiastadion” të Berlinit. Spanja shkon në dhomën e zhveshjes me një epërsi të rehatshme 3-0. Skuadra e Luis de la Fuente e nisi më mirë, mori avantazhin natyrshëm me anë të Moratas dhe pak më pas ishte Fabián Ruiz ai që e thelloi epërsinë në 2-0.

Gradualisht, Kroacia arriti të balancojë dhe pati dy raste të mira për të reduktuar, por në fund të pjesës së parë Carvajal shënoi një tjetër për spanjolët.

Në minutën e 78-të penallti për Kroacinë! Gafë e Unai Simón kur Petkovic po përgatitej ta devijonte topin drejt portës, Rodri u shfaq... duke bërë faull. Kroatët kërkuan të kuqe, por gjyqtari Michael Oliver zgjodhi të verdhën dhe vendosi topin tek pika e penalltisë.

Portieri Unai Simón shlyen gabimin dhe pret penalltinë e Petkovic! Në ndihmë i vjen edhe VAR që zhvlerësoi golin e Perisic.

Ja dhe episodet e golave…

29’ - Rreshtim i gabuar i mbrojtjes kroate, përfiton Morata dhe zhbllokon rezultatin, 1-0.

32’ - Fantastik Fabian Ruiz, Spanja shënon shumë shpejt të dytin, 2-0.

45’+2 - Magjik Lamine Yamal, asit për Carvajal në zone dhe 3-0.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll