Sport

Futbolli në zi… Humb jetën Sarkiç, portieri 26-vjeçar i Millwall-it…

Portieri malazez u godit nga një sëmundje e papritur: vetëm pak ditë më parë ai kishte luajtur me kombëtaren e vendit të tij kundër Belgjikës.

15 Qershor 2024, 17:48 Nga DOSJA
Futbolli në zi… Humb jetën Sarkiç, portieri

ANGLI - Një tragjedi e tmerrshme trondit botën e futbollit. Matija Sarkic, portieri i Millwall, ka humbur jetën nga një sëmundje e papritur në moshën 26-vjeçare.

Vetë klubi anglez e komunikoi këtë me një shënim të dhimbshëm: "Millwall Football Club është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar se Matija Sarkic ka vdekur në moshën 26-vjeçare.

Sarkic, portieri numër një i 'Luanëve', grumbulloi 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton në gusht 2023. Një ndërkombëtar malazez, Matija ka përfaqësuar me krenari vendin e tij në shumë raste."

Vetëm dhjetë ditë më parë ai ishte protagonist i ndeshjes mes Malit të Zi dhe Belgjikës, të fituar nga kombëtarja e drejtuar nga trajneri Tedesco 2-0, falë golave ​​të De Bryne dhe Trossard.

Sarkiç iu bashkua skuadrës së Millwall, që luan në Championship, vetëm një vit më parë nga Wolverhampton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll