Sport

“Euro 2024”/ Zvicra dominon dhe shkon në pushim me qetësinë e dy golave... (video)

Zvicra ka kaluar dy here në epërsi me anë të Duah dhe Aebischer. Hungarezët në hije

15 Qershor 2024, 16:03 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Zvicra dominon dhe shkon në pushim me

GJERMANI - Ka startuar, në orën 15:00, Hungari-Zvicër, në kuadër të raundit të parë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, ndeshje e vlefshme për Grupin A, i cili startoi me ndeshjen e mbrëmshme Gjermani - Skoci (5-1).

Në minutën e 13-të shënohet gol! Aebischer dhuron asisit, dhe Duah gjen rrugën drejt rrjetës, duke kaluar Zvicrën në avantazh 1-0.

Përsëri gol! Hungaria 0, Zvicra 2. Michael Aebischer shënon nga jashtë zones në minutën e 45-të! Mbrojtja e Hungarisë humbet topin në një zonë të ndaluar dhe Aebischer përfiton. Me kohë dhe hapësirë, ai rregulloi këmbën e djathtë dhe vendosi një goditje të pambrojtur, duke e dërguar topin në rrjetë.


Këtu mbyllen 45 minutat e para, të cilat kuptohet flasin vetëm për Zvicrën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll