Sport

Çeku Mojmir Chytil, para ndeshjes me Portugalinë, indirekt ngacmon Ronaldon: “Kam qenë gjithmonë pro Leo Messit”

Sulmuesi ndërkombëtar çek Mojmir Chytil u argëtua në konferencë për shtyp për preferencën e tij për Lionel Messin, duke ngacmuar indirekt Cristiano Ronaldon. Parashikimi i duelit ndërmjet Republikës Çeke dhe Portugalisë, i planifikuar për të martën.

15 Qershor 2024, 18:27 Nga DOSJA
Çeku Mojmir Chytil, para ndeshjes me Portugalinë, indirekt ngacmon

GJERMANI - “Unë kam qenë gjithmonë pjesë e grupit pro Leo Messit”. Me këto pak fjalë çeku Mojmir Chytil e nisi sfidën kundër pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, para duelit në fushën e Leipzigut, të martën (21:00). Një ndeshje kundër favoritit të Grupit F, një skuadër plot yje, sipas qendërsulmuesit të Slavia Pragës.

“Ronaldo ka një karrierë të jashtëzakonshme, një nga më të mirat e të gjitha kohërave. Mezi e pres me padurim këtë ndeshje dhe ndoshta në fund mund t'i japim pak shije të hidhur”,- shtoi ai menjëherë, plot ambicie.

Shoku i tij i skuadrës, David Zima, tha se “Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe kjo është ende e vërtetë sot”. Ky i fundit pranoi gjithashtu se “shumë lojtarë portugezë” do të ishin në formacionin titullar të Republikës Çeke, si “ Bruno Fernandes, Bernardo Silva apo Rafael Leao”.

“Ne besojmë në veten tonë, duam shumë ta fitojmë këtë ndeshje, edhe nëse barazimi mund të jetë gjithashtu një rezultat i pranueshëm”,- pranoi mbrojtësi, po aq ambicioz sa shoku i tij i skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll