Sport

ZYRTARE/ Belgu Charles De Ketelaere pjesë e Atalantas deri në 2027!...

Milan dhe Atalanta gjetën një marrëveshje për të bërë të mundur që belgu të vazhdonte rrugëtimin e tij me bergamaskët.

15 Qershor 2024, 17:03 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Belgu Charles De Ketelaere pjesë e Atalantas deri në 2027!...

ITALI - Tani është zyrtare, sulmuesi belg Charles De Ketealere është një lojtar i Atalantas deri në vitin 2027. Në një njoftim për mediat, Atalanta bën me dije, se pasi i pagoi rreth 22 milionë euro Milanit bëri të mundur transferimin përfundimtar të De Ketelaere.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se Charles De Ketelaere është zyrtarisht pjesë e klubit zikaltër. Në sezonin 2023-2024, sulmuesi belg përmbushi plotësisht pritshmëritë e klubit, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në të gjitha kompeticionet.

I gjithë klubi është i kënaqur me qëndrimin e Charles te zikaltërit, të cilit i urojnë më të mirat në vazhdimin e karrierës së tij sportive në Bergamo,”- njofton Atalanta.

Blerja e kartonit të De Ketelaere nga Milani, i kushtoi skuadrës bergamaske 22 milionë euro, plus 10% të çdo rishitjeje në të ardhmen që do t’i shkojë Milanit.

Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Gasperinit, De Ketelaere luajti 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll