Sport

Milani dhe Juventusi, sonte në “Iduna Park” me sytë te Armando Broja dhe Mario Mitaj

Ndeshja Itali-Shqipëri, do të ndiqet me shumë interes nga klubet e Serie A edhe për të ndjekur lojtarët e kombëtares “kuqezi”.

15 Qershor 2024, 16:30 Nga DOSJA
Milani dhe Juventusi, sonte në “Iduna Park” me sytë te

GJERMANI - Mediat italiane teksa bëjnë me dije, se përfaqësuesit e Milanit do të jenë këtë të shtunë në “Signal Iduna Park” për të ndjekur nga afër sulmuesin Armando Broja, raportojnë se edhe një tjetër klub i Serie A ka dërguar drejtorin sportiv në këtë stadium.

Juventus ka shfaqur interes për mbrojtësin e majtë Mario Mitaj dhe për këtë arsye drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” Cristiano Giuntoli do ta ndjekë nga afër ndeshjen Itali-Shqipëri, për të parë me vëmendje shqiptarin.

Ndërsa interes të lartë për mbrojtësin “kuqezi” kanë shfaqur edhe Lazio dhe Bologna, bardhezinjtë e Torinos pritet të marrin sa më shpejt një vendim dhe nëse i pëlqen të vihet në mënyrë të menjëhershme në lëvizje për të bërë të mundur transferimit e Mitajt nga Lokomotiv Moscow.

B.T (Dosjal.al)

Sondazh

Poll