Sport

Kryeministri Rama "firmos" për një 'iks': “Shpresoj që Italia të mos fitojë kësaj here, do të ishte mirë një barazim”

“Jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. I ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta dhe të dobëta,”- u shpreh kryeministri Rama.

15 Qershor 2024, 15:18 Nga DOSJA
Kryeministri Rama "firmos" për një 'iks':

TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane në kuadër të ndeshjes së parë në grupet e “Euro 2024” të Kombëtares kuqezi kundër Italisë.

Rama deklaroi se kjo është hera e parë që ai shpreson që Italia të mos fitojë, ndërsa më tej shtoi se edhe një barazim do ta gëzonte.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Megjithatë, në çdo rast do të isha mirë me një barazim, i cili, për Kuqezinjtë tanë, do të ishin si një fitore.

E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spallettit, por, për fat të keq, nuk mund të uroj asgjë më shumë se një barazim për Italinë,”- deklaroi Edi Rama.

Ndërsa i pyetur se si ka ndryshuar marrëdhënia mes italianëve dhe shqiptarëve në 30 vitet e fundit, Rama theksoi se tashmë vetëm deti i ndan këto dy vende.

“Tani jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. Ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta dhe të dobëta,”- u shpreh kryeministri Rama.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll