14 Qershor 2024, 11:18
Nga N.F
Poster
TIRANË- Qëndresa Qytetare në nisje të procesit zgjedhor shprehu shqetësimin se 90% e universiteteve në Tiranë dhe 50% e fakulteteve të UT kanë 1 kandidat në këto zgjedhje, duke reflektuar mungesën e hapësirës për alterantivat dhe kapjen e universitetit.
Aktivisti i Qëndresës, Migen Qiraxhi u shpreh se prej një javë është bërë publik një fakt skandaloz, ai i plagjiaturës së doktoraturës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, fakte të cilat tregojnë se në Universitetin e Tiranës është vrarë meritokracia në emër të nepotizmit dhe vjedhjes.
"Ky fakt publik në media dhe i denoncuar në organet kompetente do duhej të kishte tronditur Ministrinë e Arsimit, Parlamentin, Akademinë e Shkencave, grupet e interesi dhe shoqërinë, pasi po flasim për një institucion arsimor që prodhon elitat e këtij vendi, e kur rektori e pranon plagjiaturën sot, kush do t’u kërkojë llogari studentëve të tij për plagjiaturë nesër?," tha ai.
Përballë këtij realiteti që ka bërë që Universiteti i Tiranës pavarësisht kapaciteteve akademike në çdo rankim ndërkombëtar të renditet i fundit në Europë sa i përket cilësisë, Qëndresa Qytetare bëri publike kërkesat e saj:
-Qëndresa Qytetare i kërkon shqyrtimin me urgjencë Këshillit të Etikës të plagjiaturave të doktoraturës së Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha.
- Qëndresa Qytetare i kërkon Minsitres së Arsimit Ogerta Manastirliu, të pezullojë Rektorin Hoxha dhe procesin zgjedhor deri në shqyrtimine plotë të denoncimit të plagjiaturës.
-Qëndresa Qytetare i kërkon Rektorit Artan Hoxha dorëheqje nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës dhe një ndjesë publike nga ndaj pedagogëve, studentëve dhe publikut.
-Qëndresa Qytetare i kërkon Komisionit Institucional Zgjedhor anulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës dhe hapjen e garës me proces vlerësimi lirgjor të titujve akademik apo kontroll antiplagjiaturë për kandidatë në universitete.
-Kërkesa e fundit e Qëndresës Qytetare i drejtohet pedagogëve dhe arsimtarëve, ku u kërkojmë të distancohen nga vjedhja intelektuale dhe financiare e drejtuesve të Universitetit dhe të ngrenë zërin për çdo padrejtësi dhe abuzim.
qëndresa qytetare manastirliu
Aktualitet
14 Qershor 2024, 11:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Me çeljen e sezonit turistik veror policia ka dalë më një njoftim ku ka zbuluar askest ku do të kuf...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 10:51
M.B
Bashkia e Tiranës
TIRANA- Policia është vendosur para Bashkisë së Tiranës teksa pritet të nisë dhe protesta e opozi...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 10:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në mars të vitit 2019 u bë aktive një kontratë koncesionare ndërmjet qeverisë shqiptare dhe komp...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 10:26
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Elbasan. Mësohet se janë arrestuar M.L 33 vje&cc...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 10:20
N.F
Stuhia
LESKOVIK- Qyteti i Leskovikut është përfshirë nga ndryshimet e motit ndërsa reshje të dendura shiu kanë sjel...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:57
N.F
Foto
VLORË- Një punonjës i poliicsë së Komisariatit Himarë është vënë në pranga ditën e so...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe në kë...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:12
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 5 persona. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi grup kriminal k...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 08:20 te rrethrrotullimi Shkozës, ku ka humbur jetë...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Me nisjen sot të turneut më të madh europian të futbollit “Euro 2024”, në Tiranë janë...