Aktualitet

Aksident në Tiranë, automjeti përplas personin që lëvizte me biçikletë, një viktimë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

14 Qershor 2024, 09:13 Nga M.B
Aksident në Tiranë, automjeti përplas personin që
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 08:20 te rrethrrotullimi Shkozës, ku ka humbur jetën një person. Mësohet se një 55-vjeçar ne inicialet G. M., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një person të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë i cili si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll