14 Qershor 2024, 09:28
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe në këtë kuadër, policia njofton se ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Njoftimi:
Tiranë
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, më datë 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.
protesta
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:12
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 5 persona. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi grup kriminal k...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 09:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 08:20 te rrethrrotullimi Shkozës, ku ka humbur jetë...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Me nisjen sot të turneut më të madh europian të futbollit “Euro 2024”, në Tiranë janë...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 07:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Investimi i Deutsche Lufthansa AG prej 325 milionë euro në operatorin ajror ITA Airways të Italisë pritet ...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i ...
Aktualitet
14 Qershor 2024, 07:15
N.F
Moti
TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshm...
Aktualitet
13 Qershor 2024, 21:02
r.ll
pamje nga arrestimi
HIMARË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore në rajonin e Vlorës kanë arrestuaR një punonjës policie të Ko...
Aktualitet
13 Qershor 2024, 20:13
r.ll
HIMARË- Janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut, dy turistët belgë që kishin mbetur ...
Aktualitet
13 Qershor 2024, 20:04
r.ll
sokol mengjesi
GREQI- Ka dalë nga intubimi, avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga tre persona 15 ditë më parë. Si...
Aktualitet
13 Qershor 2024, 19:46
r.ll
TIRANË- Një makinë në lëvizje ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e quajtur "Ish-shqiponja" në kryeqyte...