Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, në pranga 5 persona, mes të arrestuarve edhe "kokat" shqiptare të grupit (EMRAT)

Më tej bëhet me dije se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë. Nga operacioni i zhvilluar janë sekuestruar mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë. Përveç arrestimit të 5 personave raportohet se është shpallur në kërkim një person tjetër.

14 Qershor 2024, 09:12 Nga N.F
Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, në pranga 5 persona,
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 5 persona. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi grup kriminal kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë. Më tej bëhet me dije se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë. Nga operacioni i zhvilluar janë sekuestruar mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë. Përveç arrestimit të 5 personave raportohet se është shpallur në kërkim një person tjetër.

Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve. Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike kanabis ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje kanabis, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës.

Gjatë kontrolli personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë. Në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë. Ndërkohë është zbardhur edhe identiteti i të arrestuarve ku mes tyre është 39-vjeçari, Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo. Gjatë arrestimit atij i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras. Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtor i tij i cili është identifikuar si 41-vjeçari Ardjan Alikaj. Në pranga është vënë edhe 70-vjeçari Agim Kutra i cili ruante drogën. Të arrestuarit e tjerë janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjeç dhe Irakli Vasadze, 43 vjeç si dhe greku Jorgos Makos 27 vjeç, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup. Sipas policisë greke, dy drejtuesit e grupit Genti Kutra dhe Ardjan Alikaj, kanë precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e grabitje në kuadër të organizatës kriminale.

droge shqiptare arrestim greqi

Sondazh

Poll