Aktualitet

I akuzuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet efektivi në Vlorë

Sipas njoftimit të AMP-së në pranga është vënë punonjësi i policisë së Komisariatit Himarë i identifikuar me inicialet F. XH.

14 Qershor 2024, 09:57 Nga N.F
I akuzuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje,
Foto

VLORË- Një punonjës i poliicsë së Komisariatit Himarë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit të AMP-së në pranga është vënë punonjësi i policisë së Komisariatit Himarë i identifikuar me inicialet F. XH.

Ai vendos në pranga për veprat penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. Më tej në njoftim bëhet me dije se Gjykata e Vlorës i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë personale “Arrest në burg”.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.


Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbi vendndodhjen e tij, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë personale “Arrest në burg”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

vlore arrestim amp

Sondazh

Poll