Aktualitet

Sezoni turistik/ Policia publikon akset rrugore që do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave, nga nesër nis zbatimi i tyre

Në njoftim bëhet me dije se këto masa do të nisin zbatimin nga nesër me datë 15 qershor ndërsa ka ndarë edhe një liste me akset rrugore.

14 Qershor 2024, 11:05 Nga N.F
Sezoni turistik/ Policia publikon akset rrugore që do të kufizohet
Foto ilustruese

TIRANË- Me çeljen e sezonit turistik veror policia ka dalë më një njoftim ku ka zbuluar askest ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave. Në njoftim bëhet me dije se këto masa do të nisin zbatimin nga nesër me datë 15 qershor ndërsa ka ndarë edhe një liste me akset rrugore.

Më tej në njoftim Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/ Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit
Shkodër-Muriqan
Shkodër-Plazhi Zogaj
Shkodër-Plazhi Shirokë
Shkodër-Velipojë
Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin
Lezhë-Patok
Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës
Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec
Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila
Durrës-Gjiri i Lalëzit
Durrës-Kavajë
Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit
Kavajë-Spille
Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë
Fier-Seman
Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec
Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë
Sarandë-Qafë Botë
Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë
Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

policia e shtetit sezoni turistik

Sondazh

Poll