Aktualitet

Vodhën produkte me vlerë 75 mijë lekë në dy kioska, arrestohen dy të shpallur në kërkim në Elbasan

Mësohet se janë arrestuar M.L 33 vjeç dhe E.K 37 vjeç, pasi Prokuroria e Elbasanit i ka dënuar me burg për vjedhje.

14 Qershor 2024, 10:26 Nga S.B
Vodhën produkte me vlerë 75 mijë lekë në dy kioska,
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Elbasan. Mësohet se janë arrestuar M.L 33 vjeç dhe E.K 37 vjeç, pasi Prokuroria e Elbasanit i ka dënuar me burg për vjedhje.

Bëhet me dije se këta persona në bashkëpunim me dy të arrestuar të tjerë, kanë vjedhur produkte me vlerë 75 mijë lekë në dy kioska.

Njoftimi i Policisë:

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në 2 raste të vjedhjes me thyerje të kioskave në qytet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. 2 bashkëpunëtorët e tjerë janë vënë në pranga nga Policia, pas kryerjes së vjedhjeve, në muajin mars.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit” dhe në vijim të hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të shtetasve të përfshirë në veprimtarinë kriminale të vjedhjes, Komisariati i Policisë Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasit në kërkim:

M. L., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe E. K., 37 vjeç, banues në Gramsh.

Për këta 2 shtetas, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

elbasan

Sondazh

Poll