Sport

Chiesa: “Në këtë Europian do të tregoj se kush jam…”

Sulmuesi i Juventus-it theksoi se ky Europian është ndryshe nga ai i shkuari, teksa shtoi se sfida të reja i presin.

13 Qershor 2024, 22:55 Nga DOSJA
Chiesa: “Në këtë Europian do të tregoj se kush

GJERMANI - “Qëllimi im është gjithmonë të rikthehem në krye. Jam 26 vjeç dhe do të doja të tregoja se kush jam në këtë Europian”-kështu e nisi intervistën për kanalet zyrtare të UEFA-s në prag të ndeshjes së Italisë ndaj Shqipërisë, Federico Chiesa.

Sulmuesi i Juventus-it theksoi se ky Europian është ndryshe nga ai i shkuari, teksa shtoi se sfida të reja i presin.

“Tani duhet të fillojmë një turne të ri ndryshe nga ai i EURO 2016, me sfida të reja, një grup i vështirë, por duhet të mendojmë për atë që kemi bërë në Kampionatin e kaluar Europian, pasi është shumë e këndshme”-deklaroi Chiesa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll