Sport

Mesfushori i Romës flet për ndeshjen me Shqipërinë: “Fitojmë vetëm po të japim maksimumin…”

Mesfushori i Romës theksoi se kuqezinjtë janë një rival i fortë edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë e njohin mirë futbollin italian. Ndër të tjera, Cristante shtoi se mund të fitojnë ndaj Shqipërisë vetëm nëse japin 100% në fushë.

13 Qershor 2024, 18:25 Nga DOSJA
Mesfushori i Romës flet për ndeshjen me Shqipërinë:

GJERMANI - Bryan Cristante në një intervistë për UEFA, vlerëson së tepërmi Shqipërinë, kundërshtarin e parë të Italisë në Euro 2024. Mesfushori i Romës theksoi se kuqezinjtë janë një rival i fortë edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë e njohin mirë futbollin italian. Ndër të tjera, Cristante shtoi se mund të fitojnë ndaj Shqipërisë vetëm nëse japin 100% në fushë.

“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre.

Por, e dimë se nëse dhurojmë 100% në fushë dhe jemi të përqëndruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv merr shumë rëndësi. Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha.

Por, edhe ne e kemi treguar këtë. Ashtu siç është e vështirë për ne, ashtu do të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët. Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, u shpreh Cristante.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll