Sport

Ja cili do të gjykojë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Europian përballë Italisë!

Të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

13 Qershor 2024, 18:13 Nga DOSJA
Ja cili do të gjykojë ndeshjen e parë të

GJERMANI - Një gjerman do të mbajë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali, i pari për kuqezinjtë në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho është pjesë e grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia.

Të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit. UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si arbitrin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë. I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.

Zwayer mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat e kategorisë elitare nga UEFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll