Sport

Franca në alert… Deschamps, Coman dhe disa Blu të tjerë, të prekur nga virusi

Veçanërisht trajneri dhe sulmuesi i skuadrës franceze janë dobësuar nga një ftohje e rëndë orët e fundit.

13 Qershor 2024, 14:35 Nga DOSJA
Franca në alert… Deschamps, Coman dhe disa Blu të tjerë,

GJERMANI - Didier Deschamps ishte i zëshëm gjatë seancës së parë në fushë në Deluxe Arena në Paderborn këtë të mërkurë. Trajneri i Bluve, megjithatë, u dobësua nga nazofaringiti dhe ishte në formë të dobët, pas kthimit të tij në kampin bazë të skuadrës franceze, në Bad Lippspringe.

Ashtu si ai dhe siç tregohet nga RMC, një pjesë e delegacionit u prek nga një infeksion i lehtë viral, duke shkaktuar simptoma klasike, si ethe dhe dhimbje koke, apo dhimbje fyti.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ishte lojtari më i prekur mëngjesin e kësaj të enjte. Ai nuk ka mundur të marrë pjesë në detyrimet mediatike të bluve me UEFA-n.

Prania ose jo e tij pasdite gjatë stërvitjes së planifikuar për në orën 17:30 do të japë më shumë informacion për gjendjen e tij. Didier Deschamps po bën më mirë dhe do të jetë i pranishëm në stërvitke.

Nga lojtarët u kërkuan masa paraprake, ku stafi mjekësor rikujtoi veçanërisht rëndësinë e gjesteve penguese. Megjithatë, situata nuk shkakton ndonjë shqetësim të veçantë brenda vendit, katër ditë para fillimit të garës kundër Austrisë (e hënë në Dyseldorf).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll