Sport

Matthijs De Ligt: "Nuk është koha për të menduar për të ardhmen time te Bayern"

Në një konferencë për shtyp, Matthijs de Ligt iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me të ardhmen e tij te Bayern Munich. Mbrojtësi tha se është i fokusuar në ‘Euro 2024’ me Holandën.

13 Qershor 2024, 15:02 Nga DOSJA
Matthijs De Ligt: "Nuk është koha për të menduar

GJERMANI - Matthijs de Ligt, mbrojtësi holandez, i pyetur për të ardhmen e tij në Bayern në një konferencë për shtyp para “Euro 2024”, u përgjigj:

“Ju nuk e kuptoni holandishten, apo jo? Jo, e kam thënë tashmë se tani nuk është koha që unë të mendoj për këtë. Tani po luajmë Euron, e cila është shumë e rëndësishme për mua dhe për kombëtaren.

Kjo është arsyeja pse nuk mund të them asgjë për këtë situatë për momentin, por isha i lumtur me sezonin tim të dytë në Bayern. Tani për tani jam duke u fokusuar në ‘Euro 2024’ dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll