Sport

E FUNDIT!... Paulo Fonseca, zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Milanit

AC Milan njoftoi këtë të enjte nënshkrimin e portugezit Paulo Fonseca si trajner. Ish-trajneri portugez i Lille është i angazhuar deri në vitin 2027 me kuqezinjtë.

13 Qershor 2024, 15:14 Nga DOSJA
E FUNDIT!... Paulo Fonseca, zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i

ITALI - Stefano Pioli ka pasuesin e tij. Pas pesë sezonesh të kaluara me italianin në krye, AC Milan inkuadroi Paulo Fonsecan, si trajner të tij këtë të enjte.

Pas dy sezoneve të kaluara në pankinën e Lille, trajneri 51-vjeçar portugez rikthehet në Serie A për tre vjet, pas një periudhe në Romë (2019-2021). Kjo eksperiencë e fundit, e cilësuar si zhgënjyese në Itali, kishte shtyrë edhe disa tifozë kuqezinj të protestojnë kundër ardhjes së portugezit.

Një ish-lojtar modest, që kaloi kryesisht kohë në kategorinë e dytë portugeze, Paulo Fonseca filloi karrierën e tij si trajner në kategoritë më të ulëta të vendit të tij, duke u ngjitur në rangun e trajnerit të Portos, më pas Bragës.

I kaluar gjithashtu me Shakhtior Donetsk, para përvojave të tij në AS Roma dhe LOSC, ai fitoi tre tituj ligë dhe tre Kupa të Ukrainës, si dhe një Kupë të Portugalisë me Braga. Dy sezonet e tij të fundit bindëse në veri të Francës (i 5-ti, më pas i 4-ti në Ligue 1, çerekfinalist në C4) i dhanë atij besimin e një klubi të renditjes së Milanit, i dyti në Serie A në 2023-2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll