Sport

Musiala para startin me Skocinë: “Disa lojtarë ende më quajnë Bambi”...

Jamal Musiala foli para ndeshjes hapëse të “Euro 2024” kundër Skocisë (e premte në orën 21:00). I riu gjerman u ndal veçanërisht për zhvillimin e tij fizik.

13 Qershor 2024, 14:51 Nga DOSJA
Musiala para startin me Skocinë: “Disa lojtarë ende më

GJERMANI - Jamal Musiala, mesfushori sulmues i Gjermanisë, në konferencën për shtyp para fillimit të “Euro 2024”, ku vendësit do të përballen me Skocisë, është shprehur: “Sigurisht, disa lojtarë ende më quajnë Bambi (nofka e tij te Bayern Munich).

Kjo nuk përbën asnjë problem për mua. Për sa i përket zhvillimit tim, unë kam lëvizur përtej këtij emri. Jam mirë me njerëzit që më quajnë Bambi, por mendoj se kam bërë një hap të madh përpara, nga ana fizike, për sa i përket peshës dhe masës trupore.

Shpresoj që njerëzit ta shohin përparimin tim. Unë vazhdoj të punoj dhe përpiqem të bëhem një futbollist më i mirë me kalimin e muajve.

Është e qartë se shumë skuadra janë si ne. Ata po përpiqen të krijojnë formacionin e tyre fillestar në mënyrë që të kenë një stabilitet të caktuar dhe, në të njëjtën kohë, një shkathtësi të caktuar.

E mira për Gjermaninë është se ne gjithmonë mund të sjellim lojtarë që do të ndikojnë, gjë që krijon probleme për kundërshtarin. Ne do të luajmë me Skocinë të premten dhe do të donim që Skocia të shqetësohej më shumë për ne sesa anasjelltas”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll