Sport

De Zerbi: "Evropiani? Italia nuk ka yje, por Spalletti mund ta mbushë këtë boshllëk"

“Besoj se trajnerët italianë janë më të mirët, gjithmonë në ballë, pak kush mund të na mundë në të kuptuarit e lojës”.

13 Qershor 2024, 14:08 Nga DOSJA
De Zerbi: "Evropiani? Italia nuk ka yje, por Spalletti mund ta mbushë

ITALI - Roberto De Zerbi është larguar nga Brighton pas pothuajse dy sezonesh dhe është gati të rikthehet përsëri në lojë. Trajneri mori çmimin e titulluar ‘Nicola Ceravolo’ dhe ka folur për të ardhmen e tij:

"Më pëlqen të stërvis, pastaj do të shohim se ku do ta bëjmë, - thotë ai për Italpress. -  Kam kaluar mirë në Angli, ta shohim. E rëndësishme nuk është se ku do të stërvitem, por si do të shkoj, si do të qëndroj në atë vend.

Aty ku nuk ke qenë, mundohu të bësh përshtypje. Besoj se trajnerët italianë janë më të mirët, gjithmonë në ballë, pak kush mund të na mundë në të kuptuarit e lojës”.

Si e shihni Italinë në Kampionatin Evropian?

“Të gjithë jemi duke mbështetur Spallettin dhe lojtarët, do të jetë e vështirë, por në këto gara Italia shkëlqen. Kombëtarja ka lojtarë shumë të mirë, por nuk ka një yll si Baggio, Totti, apo Del Piero vite më parë.

Por mungesën atij lojtari me atë sharm, vetëm Spaletti mund ta mbushë. Nëse ata janë të fortë dhe e meritojnë të luajnë, personaliteti llogaritet në fushë,”- tha De Zerbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll