Politike

Malltezi poston VIDEON: 2 milion euro u përlanë, në bregdete situata është kjo që shihet

Përmes një statusi në Facebook, Malltezi shprehet se 2 milion euro shkuan për të vendosur prita lumore në Shkumbin dhe për të ndaluar ndotjen, por kjo masë që nuk u mor kurrë.

12 Qershor 2024, 18:38 Nga r.ll
Malltezi poston VIDEON: 2 milion euro u përlanë, në bregdete
jamarber malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar sërish ditën e sotme situatën me mbetjet në vend. 

Përmes një statusi në Facebook, Malltezi shprehet se 2 milion euro shkuan për të vendosur prita lumore në Shkumbin dhe për të ndaluar ndotjen, por kjo masë që nuk u mor kurrë.

Teksa e shoqëron denoncimin dhe me foto të situatës, Malltezi shkruan më tej: "2 miljon € u përlanë, por Ministria ende nuk e ka marrë në dorëzim se nuk ekziston gjë se e morën shirat. Ne bregdet situata është kjo që shihet!"

POSTIMI I PLOTË: 

2 miljon € i dha Blend Klosi Klodian Zotos së inceneratorëve për të vendos prita lumore në Shkumbin dhe ndaluar përgjithmonë ndotjen! Klosi dha intervistë me gazetarë në terren duke u vetëlavdëruar (shih koment).

2 miljon € u përlanë, por Ministria ende nuk e ka marrë në dorëzim se nuk ekziston gjë se e morën shirat. Në bregdet situata është kjo që shihet!

jamarber malltezi

Sondazh

Poll