Politike

VIDEO/ Prej 4 orësh në SPAK, Monika Kryemadhi pyetet për pasurinë

Mësohet se Kryemadhi në SPAK ka shkuar siperson në dijeni, në lidhje me një dosje për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi. 

12 Qershor 2024, 14:02 Nga I.A
VIDEO/ Prej 4 orësh në SPAK, Monika Kryemadhi pyetet për
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi prej 4 orësh po vazhdon të pyetet nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Kryemadhi në SPAK ka shkuar si person në dijeni, në lidhje me një dosje për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi. Më parë për dosjen e pasurisë së tyre, nga SPAK është marrë në pyetje dhe mamaja e Monikës, Fatime Kryemadhi.  

 

Hetimet e SPAK për Kryemadhin nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.

monika kryemadhi monika kryemadhi ne spak

Sondazh

Poll