Politike

Zhupa i bashkohet thirrjes për protestë në mbështetje të profesionistëve të lirë: Po taksohen me një ligj antikushtetues

Zhupa tha se ligji është antikushtetues sepse diferencon bizneset dhe qytetarët që kanë një biznes të vogël, duke dëmtuar ata që janë në profesionet e lira

12 Qershor 2024, 16:22 Nga r.ll
Zhupa i bashkohet thirrjes për protestë në mbështetje
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është bashkuar thirrjes për protestë të iniciuar nga Piranjat duke ftuar profesionistët e lirë por edhe qytetarët për tju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar kushtetutën dhe shfuqizuar ligjin. 

Zhupa tha se ligji është antikushtetues sepse diferencon bizneset dhe qytetarët që kanë një biznes të vogël, duke dëmtuar ata që janë në profesionet e lira

“Administrata tatimore ka nisur zbatimin e kesaj takse pavarësisht se është në Gjykatë Kushtetuese, biles shpesh duke tejkaluar fashën nga 15-23% por duke fatuar deri në 30% të xhiros profesionistëve të lirë. Janë 29 mijë profesionist të lirë që taksohen me një ligj antikushtues.

Është antikushtetues sepse diferencon bizneset dhe qytetarët që kanë një biznes të vogël, duke dëmtuar ata që janë në profesionet e lira. Pra paguan ndryshe një biznes i vogël që bëhet nga joprofesionist dhe ndryshe ai nga profesionist të lirë që edhe kanë investuar në shkollimin e tyre për të ndërtuar atë lloj biznesi qe ju e taksoni aq shtrenjtë sot.

Ky ligj shkakton pasiguri, kaos në biznese, mungesë besimi në sistemin fiskal, ndikon negativisht në pjesen me vitale të sektorit të shërbimeve. Është parashikuar që ky ligj do tkurri ekonominë e biznesit të vogël nga 12-14% dhe favorizon biznesin e madh, që ndoshta interesin e tij po ndiqni edhe ju dhe ndonjë lobim i caktuar. Ndaj protesta e datës 13 qershor, ora 18:00 eshtë me shumë rëndësi, që Gjykata Kushtetuese të shikoj qytetarët dhe profesionistët e lirë, edhe ta shikoj padinë jo si padi politike por padi që është në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Zhupa. 

ina zhupa seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll