Politike

Hasani vizitë zyrtare në Finlandë, pritet nga presidenti i vendit: Në NATO bashkë për sigurinë globale

Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, zgjerimi i BE-së, bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë globale etj.

12 Qershor 2024, 13:39 Nga M.B
Hasani vizitë zyrtare në Finlandë, pritet nga presidenti i
Alexander Stubb dhe Igli Hasani

FINLANDA- Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Helsinki, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga Ministrja për Punët e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, zgjerimi i BE-së, bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë globale etj.

Hasani vlerësoi mbështetjen e Finlandës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, teksa ritheksoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE.

“Ne jemi aleatë të NATO-s dhe jemi shumë të lumtur që Finlanda i bashkohet radhëve të një angazhimi kaq të rëndësishëm që kemi për mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët. Si vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson ndihmën dhe udhëzimet e Finlandës në këtë proces”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se anëtarësimi i Finlandës në NATO forcon sigurinë Euro-Atlantike dhe është dëshmi konkrete e politikës së dyerve të hapura të NATO-s. Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, falënderoi palën shqiptare për mbështetjen në anëtarësimin në NATO, teksa vlerësoi pikëpamjet e homologut Hasani lidhur me forcimin e funksionimit të OSBE-së .

Hasani, zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Dy zyrtarët shprehën gatishmërinë e dy vendeve për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike, veçanërisht në turizëm, kulturë dhe arsim, ku ka potencial të madh për përfitime të ndërsjella.

igli hasani

Sondazh

Poll