Politike

Balluku: Po krijojmë Akademinë Ajrore të Aviacionit Civil

Ajo gjithashtu solli në vëmendje disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës.

12 Qershor 2024, 14:49 Nga I.A
Balluku: Po krijojmë Akademinë Ajrore të Aviacionit Civil
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se, zhvillimi i shpejtë i Aviacionit Civil në vendin tonë ka nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Duke marrë fjalën në Kuvend, për projektligjin që ka të bëjë me aviacionin civil, Balluku tha se kjo është një strategji kombëtare që kemi nisur në 2019 dhe sot po zbatohet. Ajo gjithashtu solli në vëmendje disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës. Më tej, ajo shtoi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Trafiku ajror në Shqipëri ka një rritje progresive, numri i fluturimeve parashikohet të rritet me 10% gjatë vitit 2024, krahasuar me 2023 dhe 55% krahasuar me 2019, si viti i fundit normal para pandemisë. Shqipëria gjatë vitit 2023 u rendit ndër vendet e para në Europë për rikuperimin e trafikut, me një rritje 31%. Parashikimi për 2024 tregon për një rritje me 32 % të fluturime terminale krahasuar me 2023. Po punojmë me ritme të shtuara që të nisim operimet në pranverën e 2025-ës, në një tjetër aeroport ndërkombëtar në jug të vendit, në Aeroportin e Vlorës. Në dhjetor 2024 ne mbyllim të gjitha punimet civile dhe hapim procesin e licencimit të aeroportit të Vlorës, që do të jetë më i madhi në Ballkanin Perendimor, duke e çuar Shqipërinë në një hap drejt fluturimeve transoqeanike. Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare dhe ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, duke e bërë vendin tonë me 4 aeroporte ndërkombëtare nga jugu, në veri të vendit. Ndërsa investime të reja parashikohen për mirëmbajtjen e avionëve apo dhe hangarët”, tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll