Politike

Pas 5 orësh, Monika Kryemadhi del nga ambientet e SPAK: Nuk kam bërë ndërhyrje estetike, kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra

jo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK.

12 Qershor 2024, 15:25 Nga M.B
Pas 5 orësh, Monika Kryemadhi del nga ambientet e SPAK: Nuk kam
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi tha para gazetarëve se iu përgjigj disa pyetjeve, ballafaquan të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.

“Iu përgjigja disa pyetjeve, ballafaquam të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj që ezauruam në aspektin e pyetjeve dhe përgjigje. E lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije të plotë. Ua them sërish se nuk kam bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra”, tha ajo, pas daljes nga SPAK.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll