Aktualitet

Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik

Siç raportohet e moshuara  besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij.

11 Qershor 2024, 16:55 Nga E. D
Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet
foto ilustruese

SELANIk- Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se i riu shqiptar ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.

Siç raportohet e moshuara besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij. Gjithashtu policia arrestoi 33-vjeçarin, ku ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.

selanik mashtrim shqiptare

Sondazh

Poll