Aktualitet

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Lihen në burg 2 punonjësit e hotelit që fshehën provat e krimit: Gerald Shehu na kërcënoi me armë zjarri!

Para gjykatës, dy të rinjtë kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.

9 Qershor 2024, 13:03 Nga r.ll
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Lihen në burg 2
daniel qose, david larti

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit "Greccia" në Dhërmi ku u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, recepsionisti Erald Nevruzi.  Dy punonjësit Daniel Qose dhe David Larti akuzohen se kanë ndihmuar autorin në fshehjen e provave pas kryerjes së krimit dhe gjithashtu kanë ndihmuar në mbështjelljen e trupit të viktimës me qese mbeturinash dhe futjen në makinën e Shehut. 

Para gjykatës, dy të rinjtë kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë zhdukur të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë. Pas arrestimit, ata patën deklaruar në polici, se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.

Pas vrasjes dhe hedhjes së trupit, autori i krimit Greald Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. Pas kësaj ai shkoi në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai pretendonte të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase. Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se po vijohet me procedurat për esktradimin e tij, ndërsa pritet edhe dëshmia e autorit për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vrasjen e të riut.  Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli. 

 

daniel qose david larti gjykata e vlores vrasje ne dhermi erald nevruzi

Sondazh

Poll