9 Qershor 2024, 12:21
Nga r.ll
foto ilustruese
VLORË- Policia kufitare ka kryer kontroll në gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili.
Në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit.
Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone.
Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili.
Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë.
Policia Kufitare apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, të të gjithë vijës bregdetare.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
policia kufitare vlore durres
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 11:00
r.ll
policia
HIMARË- Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor, "Tempulli 3". Një 32-vjeçar estonez ësht&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:50
r.ll
pamje nga video e postuar
TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:18
r.ll
droga
LEZHË- Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë arrestuar për posedim të lëndëve nar...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:44
N.F
Droga
VELIPOJË- Më shumë se 24 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në Velipojë pas një operacioni kundë...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:20
N.F
Foto ilustruese
SELANIK- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Selanik pasi nuk iu bindën thirjes për...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:00
N.F
Foto ilustruese
VLORË-Një incident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Pesë persona janë vënë në pranga nga autoritet frannceze pasi u zbulua se janë të...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rrugore të rrjetit kryesor europian të infra...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një i moshuar ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dy ditë më parë nga rën...