Aktualitet

Nuk iu bindën thirrjes për të ndaluar, shqiptari dhe shoku i tij ndiqen nga policia në Selanik, vihen në pranga

Mësohet se një nga të arrestuarit është shqiptar. Më te bëhet me dije se të arrestuarit janë përkatësisht të moshës 33 dhe 37 vjeç. Arrestimi i tyre ka ndodhur në zonën e Kordelio-s në Selanik, pas ndjekjes së policisë.

9 Qershor 2024, 09:20 Nga N.F
Nuk iu bindën thirrjes për të ndaluar, shqiptari dhe shoku i tij
Foto ilustruese

SELANIK- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Selanik pasi nuk iu bindën thirjes për tu ndalura për të kryer kontrollet rutinë. Mësohet se një nga të arrestuarit është shqiptar. Më te bëhet me dije se të arrestuarit janë përkatësisht të moshës 33 dhe 37 vjeç. Arrestimi i tyre ka ndodhur në zonën e Kordelio-s në Selanik, pas ndjekjes së policisë. Pasi të rinjt shqiptarë nuk iu bindën efektivëve ata i kanë ndjekur me qëllim kapjen e tyre.

Të rinjt kanë bërë manovra të rrezikshme për tiu larguar policisë ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja. Gjatë ndalimit bëhet me dije, 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësit e policisë, ndërsa ka rezistuar gjatë arrestimit. Pas arrestimit u zbulua se 33-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk dispononte dokumente ligjore për qëndrimin e tij.

selanik arrestim shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2024, 07:08 N.F

Korrupsioni, alarmues dhe në rritje

Foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqet&e...