Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, ndërron jetë në vend 35-vjeçari në Vlorë

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe. 35-vjeçari me inicialet F. R. ka humbur kontrollin e motorit, ku si pasojë është rrëzuar.

9 Qershor 2024, 09:00 Nga N.F
Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, ndërron jetë në
Foto ilustruese

VLORË-Një incident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar me motor.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe. 35-vjeçari me inicialet F. R. ka humbur kontrollin e motorit, ku si pasojë është rrëzuar. Në njoftimin e policisë thuhet se i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

vlore aksident viktime

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2024, 07:08 N.F

Korrupsioni, alarmues dhe në rritje

Foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqet&e...