9 Qershor 2024, 12:56
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 , në vendin e quajtur "Mali i Robit". Sipas informacioneve policore, plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 26-vjeçari me iniciale M.Gj ka goditur me thikë shtetasin me iniciale A.Gj.
Në konfliktin mes dy të sipërpërmendurve ka ndërhyrë edhe 33-vjeçari me iniciale G.Gj i cili ka goditur me mjete të forta 26-vjeçarin dhe më pas ka sulmuar me thikë shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar menjëherë 26-vjeçarin dhe 33-vjeçarin, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.
Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
plagosje me thikë në durres
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:21
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Policia kufitare ka kryer kontroll në gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për verifikimin e...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 11:00
r.ll
policia
HIMARË- Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor, "Tempulli 3". Një 32-vjeçar estonez ësht&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:50
r.ll
pamje nga video e postuar
TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:18
r.ll
droga
LEZHË- Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë arrestuar për posedim të lëndëve nar...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:44
N.F
Droga
VELIPOJË- Më shumë se 24 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në Velipojë pas një operacioni kundë...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:20
N.F
Foto ilustruese
SELANIK- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Selanik pasi nuk iu bindën thirjes për...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 09:00
N.F
Foto ilustruese
VLORË-Një incident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Pesë persona janë vënë në pranga nga autoritet frannceze pasi u zbulua se janë të...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rrugore të rrjetit kryesor europian të infra...