Aktualitet

"Nuk është në fokus prodhimi vendas", Ervin Resuli poston videon: Jemi kthyer në një shoqëri që konsumon vetëm mbeturinat e botës

Bashkangjitur me një video, Resuli shkruan në postimin e tij se sot importohen 70-80% të mishit dhe nënprodukteve të tij.

9 Qershor 2024, 10:50 Nga r.ll
"Nuk është në fokus prodhimi vendas", Ervin Resuli
pamje nga video e postuar

TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot blegtoria në vendin tonë është kthyer në një gjendje ku nuk prodhohet dot asgjë. 

Bashkangjitur me një video, Resuli shkruan në postimin e tij se sot importohen 70-80% të mishit dhe nënprodukteve të tij. Më tej ai shprehet se prodhimi vendas nuk është në fokus ndërsa si shoqëri konsumojmë mbeturinat e botës. 

POSTIMI I PLOTË:

Sot, blegtorinë në vendin tonë e kemi kthyer në një gjendje ku nuk prodhojmë dot asgjë.

Importojmë gjithçka:

- meshqerra për remond
- viça për mish
- rurza për remond
- të imta për mish
- zogj broiler
- zogj deti
- zogj hindi
- rosa për mbarshtim
- qumësht
- mish dhe nënproduktet e tyre.

Importet përbëjnë 70-80% të këtyre produkteve.

Jemi kthyer në një shoqëri që konsumon vetëm mbeturinat e botës dhe nuk kemi fokus në prodhimin vendas.

- nuk e mbështesim
- nuk e subvencionojmë
- nuk ja lehtësojmë vështirësitë
- vetëm e rëndojmë
- përkeqësojmë situatën.

Një pyetje kam: Çfarë hanë këta të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, po këta të opozitës qe flenë?

ervin resuli

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2024, 07:08 N.F

Korrupsioni, alarmues dhe në rritje

Foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqet&e...