Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Francë/ Vihen në pranga 5 persona, mes tyre edhe "koka" shqiptare e grupit, 1 milionë euro humbje për trafikuesit

Nga ky operacion janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë dhe disa kilogramë lloje të tjera drogash, me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh. Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro para në dorë, automjete luksoze dhe llogari bankare, që përkthehet në “një humbje totale prej mbi 1 milion euro” për trafikantët.

9 Qershor 2024, 08:27 Nga N.F
Shkatërrohet banda e drogës në Francë/ Vihen në pranga
Foto ilustruese

FRANCË- Pesë persona janë vënë në pranga nga autoritet frannceze pasi u zbulua se janë të përfshirë në trafikimin e drogës në vend dhe vendet fqinje si Belgjika dhe Holanda. Më tej bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave të huaja shqiptari i arrestuar ishte "koka" e bandës dhe shpërndante drogën në vendet fqinje të Francës. Sipas policisë rrjeti operonte në Savoie dhe Haute-Savoie.

“Ky rrjet i trafikut të drogës drejtohej nga shtetas shqiptarë,” shpjegoi prokurorja Line Bonnet në një deklaratë për shtyp.

Nga ky operacion janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë dhe disa kilogramë lloje të tjera drogash, me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh. Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro para në dorë, automjete luksoze dhe llogari bankare, që përkthehet në “një humbje totale prej mbi 1 milion euro” për trafikantët.

Furnizuesi, një shtetas shqiptar me bazë në Lion, e merrte drogën nga Belgjika dhe Holanda dhe ua shpërndante shitësve në Savoie dhe Haute-Savoie, veçanërisht në Annecy. Hetimi gjyqësor filloi në janar 2023, kur hetimi iu besua njësisë së zbatimit të drogës të Policisë Kriminale Ndërinstitucionale Haute-Savoie. Pesë të dyshuarit janë caktuar në paraburgim të përkohshëm.

 




 

france droge shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2024, 07:08 N.F

Korrupsioni, alarmues dhe në rritje

Foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqet&e...