Sport

Kombëtarja e Zvicrës, ajo ku shqiptarët do kërkojnë të bëjnë “ligjin” në "Euro 2024"

Me Shaqirin dhe Xhakën në formacion, skuadra zvicerane aspiron të kalojë shiritin e çerekfinaleve për të arritur në edicionin e fundit të turneut.

7 Qershor 2024, 17:03 Nga DOSJA
Kombëtarja e Zvicrës, ajo ku shqiptarët do kërkojnë

ZVICER - Europianin e shkuar, pas një faze të parë që arritën ta kapërcenin si një nga të tretët më të mirë, zviceranët bënë bujë duke eleminuar kampionen aktuale të botës, Francën në fazën e 16-të me penallti, para se të binte në çerekfinale, po me penallti kundër Spanjës. 

Sot, Zvicra e Murat Yakin kërkon të kompensojë 6-1 e hidhur, me të cilin Portugalia e dërgoi në shtëpi në Botërorin e Katarit, duke i hequr një ëndërr që dëshiron ta ushqejë sërish në Gjermani.

Helvetët ka parë versionin më të mirë të Granit Xhakës duke udhëhequr Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos, që fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. 'Nati' nuk heq dorë nga asgjë. Pak e fitojnë iluzionin.

Ja kombëtarja e Zvicrës për "Euro 2024":

Portierë: Gregor Kobel, Yann Sommer dhe Yvon Mvogo.

Mbrojtës: Albian Hajdari, Cédric Zesiger, Fabian Schär, Leonidas Stergiou, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Ricrado Rodríguez, Silvan Widmer.

Mesfushorët: Ardon Jashari, Denis Zakaria, Fabian Rieder, Granit Xhaka, Michel Aebischer, Remo Freuler, Uran Bislimi, Vincent Sierro, Rubén Vargas, Steven Zuber, dhe Xherdan Shaqiri.

Sulmues: Zeki Andouni, Noah Okafor, Kwadwo Duah, Dan Ndoye, Breem Embolo, Andi Zeqiri dhe Renato Steffen.

Formacioni i mundshëm tipik për Zvicrën në Eurokupën do të jetë: Sommer; Widmer, Rodríguez, Elvedi, Akanji, Ndoye; Shaqiri, Freuler, Xhaka, Vargas; Okafor.

Xherdan Shaqiri, në moshën 32 vjeçare me katër Kupa Botërore (2010, 2014, 2018 dhe 2022) dhe dy Eurokupa (2016 dhe 2020), lojtar aktual i Chicago Fire mund të luajë ngjarjen e fundit të madhe kombëtare me Zvicrën në Gjermani. Mesfushori sulmues, ai është kyç në skemat e trajnerit zviceran.

Po aq sa edhe kapiteni Granit Xhaka, i cili aspiron në këtë Eurokupë të konfirmojë vendin e tij ndër më të mëdhenjtë e futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll