Sport

Toni Kroos për të ardhmen: "Pas Euro 2024 lamtumirë, por do të mbetem në futboll. Do të jem në ekipin e të rinjve të Real Madridit"

"Po ndaloj sepse thjesht dua të më kujtojnë, si 34-vjeçari Toni Kroos, i cili në fund luajti sezonin e tij më të mirë me Realin”

7 Qershor 2024, 15:43 Nga DOSJA
Toni Kroos për të ardhmen: "Pas Euro 2024 lamtumirë, por do

GJERMANI - "Gjithmonë kam dashur të fitoj tituj. Që kur kam filluar të luaj futboll, kam dashur të jem i suksesshëm. Çdo titull ishte i rëndësishëm për mua, fitimi i Champions League ishte motivimi i madh para çdo sezoni. Për ta arritur këtë qëllim në fund është shumë e rëndësishme për mua”.

Këto janë mendimet dhe fjalët e Toni Kroos, ish-mesfushorit të Real Madridit, i cili do të varë këpucët pas Kampionatit Evropian me Gjermaninë.

I intervistuar nga ‘Kicker’, gjermani tregoi zgjedhjen e tij për t'u ndalur në moshën 34-vjeçare: "Po ndaloj sepse thjesht dua të më kujtojnë, si 34-vjeçari Toni Kroos, i cili në fund luajti sezonin e tij më të mirë me Realin. Unë e marr si një kompliment që shumë njerëz mendojnë se ky moment po vjen shumë shpejt."

Si do ta mbushni kohën tuaj të lirë?
"Mbi të gjitha, dua të jem me familjen time. Do të vazhdoj podcast-in me vëllain tim Felix. Dhe do të punoj në ekipin e të rinjve të Realit. Liga e Ikonave, të cilën e themelova me Elias Nerlich, do të fillojë gjithashtu në shtator. Por është gjithashtu e qartë se nuk po zgjedh 18 projekte dhe më pas të] përfundoj duke udhëtuar aq shumë sa tani që jam futbollist”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...