Sport

Nëna e Tsitsipah, për dashurinë e të birit: “Askush nuk më pyeti për ribashkimin”...

“Vetëm koha mund të tregojë se sa e fortë është kjo marrëdhënie”, tha nëna e tenistit më të mirë grek…

7 Qershor 2024, 15:01 Nga DOSJA
Nëna e Tsitsipah, për dashurinë e të birit: “Askush

GREQI - Nëna e kampionit grek, Julia Salnikova Apostoli, ka folur për marrëdhënien e përfolur të djalit të saj, Stefanos Tsitsipas, me tenisten spanjole Paola Bandosa.

Në mënyrë të veçantë, në një intervistë në emisionin “Mëngjesi” të ANT1, ish-tenistja ruse, pasi e cilësoi të birin si të paparashikueshëm në disa prej vendimeve që merr, e cilësoi atë si një nxënës të mire, që mëson shpejt. Siç tha aja, ndonjëherë ka probleme me të atin, por zakonisht ato kanë të bëjnë me tenisin. "Në jetë është shumë, shumë i më mirë,"- argumentoi ajo.

E pyetur se si ndihet për rilidhjen e djalit të saj me Bandosën, ajo u përgjigj:
“Është një vendim që është marrë, askush nuk më pyeti për mendimin. Kur ata ishin bashkë, unë kurrë nuk e pashë Paolën të luante tenis, por që kur e kam njohur ajo është treguar shumë e mirë me mua”,- shtoi ajo.

“Ajo është një vajzë që nuk është një person me shumë vetëbesim edhe pse ndonjëherë të jep këtë përshtypje. Ai gjithashtu ka nevojë për shumë mbështetje dhe duhet të mësojë gjëra, të ketë përvoja. Kështu që unë jam me ta, sepse janë të rinj."

E pyetur nëse mendon se djali i saj është i dashuruar, ajo përgjigjet: “Është një situatë e vështirë, ata janë në të njëjtën punë, që i bën të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë, por periudhat e gjata të ndarjes i bëjnë të ndihen të vetmuar dhe të pasigurtë dhe shumë gjëra të tjera. Kështu që koha mund të tregojë se sa e fortë është kjo marrëdhënie”,- thotë ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...