Sport

Guvernatori i Santa Fé i premton siguri Di Marías, nëse kthehet në Rosario

Maximiliano Pullaro dëshiron të sigurojë kushte sigurie për anësorin e Benficas

7 Qershor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Guvernatori i Santa Fé i premton siguri Di Marías, nëse

ARGJENTINE - I integruar tashmë në përgatitjen e skuadrës argjentinase që do të garojë në Copa América, asnësori Ángel Di María do të vendosë edhe për të ardhmen e tij pas atij kompeticioni.

Rosario Central ka ëndërruar prej kohësh rikthimin e anësorit, i cili është në fund të kontratës me Benfican, ndaj dhe guvernatori i provincës Santa Fé i bëri një premtim Di Marías dhe të gjithë lojtarëve që duan të kthehen.

"Do të ishte mirë nëse Di María do të vinte për të luajtur në një klub në qytet. Për qeverinë do të ishte e rëndësishme",- tha Maximiliano Pullaro për ‘Cadena 3’. Edhe pse nuk parashikohen akte dhune, pasi ai e bëri të qartë: "Për sa kohë që unë do të jem guvernator, nuk do të ketë pandëshkueshmëri".

Pullaro kujtoi se janë kapur autorët e kërcënimeve ndaj anësorit të Benfikës dhe familjes së tij. "Kjo është për shkak se diçka ka ndryshuar,"- vuri në dukje ai, duke siguruar: "Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mos flasim për këtë. Ne duam t'i sigurojmë kushte të sigurta atij, Messit, apo kujtdo që dëshiron të kthehet".

Pas një letre kërcënuese drejtuar prindërve të Fideos në mars, negociatat për kthimin e tij në Rosario Central rifilluan. Ata kanë vënë në tavolinë një kontratë njëvjeçare, me mundësi për ta ndërprerë pas gjashtë muajsh, për t'iu drejtuar Inter Miamit, ku do t'i bashkohej Messit.

Por vandalizimi i pikturës murale në El Torito, klubi i parë i anësorit, dhe të shtënat në një pikë karburanti ku ishte lënë një shënim (“Rosarinos po të presin, Di María”), e vendosi edhe një herë operacionin në rrezik.

Di María, 36 vjeç, është në fund të kontratës me Benfikën dhe po përgatitet t'i japë lamtumirën skuadrës fituese të Kupës së Botës, pjesëmarrëse në Copa América.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...