Sport

VIDEO/ Kylian Mbappé tani ka një dhomë personale në Valdebebas…

Lojtari francez do t'i bashkohet skuadrës së bardhë, pasi të përfundojnë pushimet e tij pas Eurokupës.

7 Qershor 2024, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Kylian Mbappé tani ka një dhomë personale në

SPANJE - Gjithnjë e më pak i ka mbetur kohë Kylian Mbappe për të ditur se çfarë është Real  Madridi. Dhoma e zhveshjes në ‘Santiago Bernabéu’, ambientet sportive të Valdebebas dhe gjithashtu rezidenca. 

Dhe për këtë arsye, vetë klubi po kujdeset që kur të vijë koha yllit francez të mos mungojë asgjë. Tashmë në këtë sfond përgatitjesh, ka rrjedhur një pjesë e dhomës së tij në rezidencën Valdebebas, e cila, si ajo e kolegëve të tjerë, do të mbajë emrin e tij dhe do të jetë e personalizuar.

Mirëpo kjo rrjedhje, siç pritej, u bë menjëherë virale në rrjete dhe shkaktoi entuziazëm të tërbuar te fansat, të cilët tashmë po numërojnë orët derisa ta shohin francezin me të bardha. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll