Sport

Roberto Martínez dorëzohet përpara Cristiano Ronaldos: “Nuk ka shembull më të mirë se sa ai për një futbollist të ri”...

Trajneri i kombëtares portugeze nxjerr në pah dëshirën e CR7 për të fituar, si dhe vëmendjen ndaj çdo detaji

7 Qershor 2024, 13:30 Nga DOSJA
Roberto Martínez dorëzohet përpara Cristiano Ronaldos:

PORTUGALI - Roberto Martínez theksoi edhe një herë mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldos dhe dëshirën e tij për të vazhduar të ketë sukses në nivelin më të lartë, edhe pasi të ketë arritur gjithçka. Duke folur në podcast të Rio Ferdinand 'FIVE', trajneri i kombëtares kujtoi bisedën e parë që pati me CR7.

“Më duhej të dija se ku qëndronte ai, pas 20 vitesh shërbimi ndaj Portugalisë. Ai kishte mundësinë të arrinte 200 ndeshje, i vetmi që mund ta bënte këtë. Biseda ime me të ishte shumë e hapur dhe e sinqertë, për të mësuar se si ishte ai. Çfarë e bën atë aq të ndryshëm nga të tjerët”,- tha Martínez.

"Askush nuk do të thotë se ai është 39 vjeç, ose se ka fituar gjithçka. Ai dëshiron të fitojë gjithçka dhe përfiton nga çdo moment për t'u përmirësuar. Nuk mund të marrësh një shembull më të mirë për një të ri që i bashkohet skuadrës,"- tha trajneri për Ronaldon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...